10 keshilla per ta mbajtur shtepine ne rregull dhe per ta bere me te bukur
Cdo dite ne shtepite tona perpiqemi te ‘luftojme’ rremujen. Kete lufte mund ta fitojme duke ndjekur keto keshilla te cilat i vijne ne ndihme cdo amvise per ta bere shtepine me te mire shfrytezuar dhe me terheqese ne syte tane dhe te te ftuarve.
Duhet pasur parasysh qe ambjentet e mbajtura mire dhe te sistemuara me kujdes, terheqin 3 here me shume vemendjen sesa hapesirat e keqshfrytezuara.
1.Organizoni shtepine ne funksion te aktiviteteve tuaja kryesore ne menyre qe ta keni shume thjeshte ta merrni direkt dicka pa pasur nevoje te ‘ktheni mbrapsht’ dollapin apo nje hapesire te caktuar sa here qe ju duhet.
2.Ruani dokumentat, letrat apo fatura te ndryshme ne kutia te posacme. Ka ne treg kutia te cilat jundihmojne te beni nje ndarje dhe klasifikim te dokumentave qe keni ne shtepi, pa pasur nevoje ti shfletoni te gjitha per te gjetur nje x fature.
3.Ne dhomen e femijeve mbani gjithmone kuti apo ‘thase’ ku te vendosni lodrat e femijeve pa u stresuar ku ti gjeni vendin lodrave ne pjese te ndryshme te dhomes.
4.Ne tualet perpiquni te keni kuti te vogla te ndryshme per te sistemuar objektet ne menyre qe te mos keni shume objekte te shperndara ne lavaman apo siper lavatrices te cilat duhet ti merrni pluhurat shpesh.
5.Asgje ‘loje kalajash’. Mos vendosni asnje gje siper nje tjetre, pervec se nuk duket bukur estetikisht, krijon edhe rremuje vizuale dhe funksionale.
6.Fshihini kabllot e TV, DVD, Laptopit apo te cdo pajisjeje elektronike. Ka ne treg tuba permbledhes per fijet e ketyre pajisjeve. Gjithashtu mund ti fshihni prapa TV apo ne ndonje sirtar (sipas arredimit qe keni) .
- Nese akoma nuk e keni bere, merrni nje shporte per rrobat e palara dhe zgjidhni 30% te rremujes ne shtepi.
8.Per secilen nga dhomat e shtepise gjeni ‘qendren’ e rremujes dhe rregullojeni. Psh. ne dhomen e gjumit rreguloni krevatin qe ne mengjes, apo ne kuzine mos lini ene ne lavaman dhe direkt dhoma eshte me e rregullt.
9.Perpiquni te pastroni nje dhome ne dite. Ne kete menyre do ta mbani shtepine gjithmone te rregullt dhe keshtu arrini nje qellim te realizushem e jo te pamundur.
10.Bejeni zakon qe te kontrolloni cdo gje ne shtepi qe mund te keni te tepert duke ia dhuruar dikujt. Ne kete menyre,jo vetem qe do te lironi hapesiren, por edhe beni bamiresi!